Këta janë anëtarët e Kryesisë së Vetëvendosjes

Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosjes zgjodhi sot edhe  Kryesinë e re.
Sipas njoftimit për medie, me propozim të kryetarit, Visar Ymeri e me shumicë të votave nga Këshilli i Përgjithshëm u zgjodhën:
Nënkryetar i parë – Driton Çaushi,
Sekretar organizativ – Dardan Molliqaj,
Sekretar për Marrëdhënie me Jashtë – Boiken Abazi,
Koordinatore e komiteteve – Dejona Mihali,
Me propozim të Grupit Parlamentar dhe me shumicë të votave nga Këshilli i Përgjithshëm:Kryetar i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje u zgjodh Glauk Konjufca.
Ndërkaq, me propozim të Këshillit të Përgjithshëm dhe me shumicë të votave, anëtarë të tjerë të Kryesisë u zgjodhën:Fatmire Mulhaxha Kollçaku – nënkryetare e dytë,
Hydajet Hyseni – Kaloshi – kryesues i Këshillit të Përgjithshëm,
Artan Abrashi,
Belgzim Kamberi,
Elvis Hoxha,
Marigonë Drevinja,
Salih Zyba,
Ylli Hoxha, dhe
Zgjim Hyseni./Mesazhi/