Këta janë anëtarët e Komitetit për politikë dhe financa të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë

Në mbledhjen e parë pas seancës inauguruese, Kuvendi Komunal i Vushtrrisë i drejtuar nga kryesuesi i Kuvendit Nasuf Aliu, sot në mbledhje të rregullt ka shqyrtyar një varg çështjesh duke përfshirë edhe zgjedhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa të Kuvendit Komunal të dal nga zgjedhjet e fundit lokale.

Loading...

Unanimisht, pa asnjë votë kundër është votuar përbërja e re e Komitetit për Politikë dhe Financa të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë në këtë përbërje, Nasuf Aliu, kryesues i Kuvendit Komunal, Shpëtim Zhegrova dhe Melihate Basholli- Latifi nga PDK-ja, Ymer Haradinaj, Fjolla Ujkani nga VV, Shkelzen Feka dhe Rrezarta Krasniqi nga LDK-ja, Lutfi Bilalli nga AAK-ja, Nezir Klinaku nga LB-ja.

Krahas publikimit të Draftit në Ueb faqen e Komunës, në këtë seancë është shqyrtuar edhe plani i punës së kryetarit të Komunës për vitin 2018, ky kryetari Xhafer Tahiri ka prezantuar objektivat kryesore shkurtimisht si përmirësimi i cilësisë në arsim, transparencë dhe llogaridhënie në menaxhimin dhe shpenzimin e parasë publike, investimet në bujqësi, rritja e të hyrave vetjake të Komunës  e të tjera.

Po ashtu edhe pse ka pas diskutime dhe propozime shtesë rreth rreth këtij plani, ai është përkrahur e mbështetur edhe nga subjektet politike opozitare, për të cilën gjë është përshëndetur nga kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri.

Në këtë seancë të Kuvendit, kryetari Tahiri, po ashtu ka prezantuar para Kuvendit ekipin e tij të drejtimit të administratës komunale, duke përfshirë nënkryetarin Besim Muzaqi edhe drejtorët e drejtorive.