Këta dy super lojtar pritet të luajnë për Kosovën

Menjëherë pas triumfit historik ndaj Azerbajxhanit, presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Agim Ademi, zbuloi se shumë shpejt do t’i bashkohen edhe disa lojtarë të tjerë cilësorë.

Ademi deklaroi se Kosova është duke bërë gati dekomentacionin e Loret Sadikut, i cili pak ditë më parë refuzoi ftesën nga Kombëtarja shqiptare.

Loading...

Por surprizat nuk do të mbarojnë këtu, pasi dardanëve pritet t’i bashkohet edhe futbollisti që aktivizohet në Premier Ligë, Florent Hadërgjonaj.

Lajmi është bërë publik nga mediat kosovare që zbulojnë se 24-vjeçari i Huddersfield ka pasur një takim me drejtuesit e Përfaqësues së Kosovës dhe po punohet për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm.