Dasma e Hamzës, djalit të këngëtares Remzie Osmani mori pothuajse gjithë vëmendjen e mediave ditët e fundit, shkruan GazetaBlic.

Çifti, organizuan dasmën e tyre në një njërin nga hotelet me luksoze të Prizrenit.

Të ftuar kishte mysafirë të shumtë, duke u nisur nga këngëtarë dhe shumë fytyra tjera të njohura.

Në  emisionin ‘Prive‘, u zbuluan detaje që nuk janë treguar dhe që ne nuk i kemi parë.

Këngëtarja Remzie Osmani bashkë me bashkëshortin e saj kishin rezervuar një tavolinë të madhe për gratë e dëshmorëve të Kosovës.

Shikojeni emisionin nga minuta e 1:20 dhe shiheni se për cilën tavolinë bëhet fjalë.

/GazetaBlic/