Këshilltari i Veselit thotë se nuk mund të largohet Presidenti nga dialogu

Avni Bytyqi, këshilltar i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë sot në emisionin Frontal të Televizionit 7 se rezoluta e krijuar nga koalicioni qeveritar nuk e prek rolin që ka Presidenti në dialog.

Bytyqi ka thënë se roli i Presidentit është i rregulluar me kushtetutë, prandaj ai nuk mund të ndryshojë përmes rezolutës 6-pikëshe të përpiluar nga partnerët qeveritarë.

Loading...

Këshilltari i Veselit thotë se kryeparlamentari do t’i pres të enjten në Kuvend edhe krerët e opozitës për të folur rreth harmonizimit të qëndrimeve rreth dialogut. /Express