Kërkohet hetim i shpenzimit të rezervave shtetërore

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj po tregohet shumë dorë shlirë sa i përket shpenzimeve të mjeteve nga rezervat e buxhetit të Kosovës.

Loading...

Për njohësit e çështjeve pulitke, kjo është Qeveria e cila ka shpenzuar më se shumti rezervat shtetërorë për aktivitete koti.

Blerim Burjani, për arbresh.info, ka thëne se Qeveria ne vend te formimit te skemave te ndryshme pensionale dhe numrit e madh të zëvendës ministrave është dashur te krijoj vende pune, e jo të shpenzoj rezervat shtetërore.

Madje ai sipas tij, shpenzimet të cilat nuk janë aprovuar nga parlamenti do të duhej të hetohen.

“Krijimi i shume skemave ad hoc ka bërë që mbi 300 milionë euro të humbin nëpër skema të ndryshme sociale. Askush nuk ka të drejt të marrë para të gatshme të qytetarëve pa një arsyetim të qëndrueshëm dhe bindës. Pra, duhet patjetër një reforma gjithëpërfshirëse të ndodhe. Kjo qeveri është më problematikja deri tani, e pa afte , pa kapacitete qeverisëse, shpenzuese me buxhet, me përplot skandale dhe përplot ministra e zëvendësministra,” është shprehur Burjani.

Shqetësuese shpenzimin e rezervave shtetërore e sheh edhe politologu Ramush Tahiri.

Ai thotë se për derisa një qeveri nuk e ka problem të japë 53 milion euro për një kompani, është e kotë që të diskutohet.

“Kjo është shqetësuese, është badihava të diskutohet, kur ai thotë se nuk është shqetësues. Nuk mundet një qeveri të ndajë 53 milion euro për Bektel Enkan, e pastaj të mendoj të marr prej një sektori. Në vendet tjera kjo nuk ndodh. Kosova si shtet nuk është tu i ndërtu parametrat për të zmadhu këto fonde. Këta mendojnë se mundet mu bo bartjet prej një sektori në një sektor tjetër, dhe nuk e shohin shqetësim. Këta nuk e shohin si tragjike nëse nuk ka rezerva buxhetore,” vlerëson Tahiri.

Se shpenzimi vend e pavend i rezervave shtetërore e dëmton Kosovën, e thotë edhe Artan Demhasaj, nga organizata “Çohu”.

“Fakti që ky fond quhet fond rezervë, tregon se ky duhet të përdoret vetëm në raste urgjente. Tendenca që për çdo gjë të përdoret ky fond nuk është mirë sepse ky mundet me u shpenzu dhe kjo është e dëmshme për Kosovën. Duhet të ndalet kjo praktikë dhe mënyra se si shpenzohen këto para. Qeveria duhet të parashikojë se kah do t’i marrë paratë për projekte, e jo të shpenzoj këtë fond sepse kjo është rrezik për Kosovën. Qeveria do të duhej të rrit këtë fond e jo ta shpenzojë,”është shprehur Demhasaj.

Shqetësimin për ketë e ka ngritur edhe ministri i Financave, Bedri Hamza, duke parfalajmëruar se gjendja e rezervës është duke shkuar kah fundi.

“E para për të gjitha ngjarjet që do të ndodhin i lus të gjithë ministrat që t’i planifikojnë dhe t’i vendosin me kohë në buxhetin e ministrisë së tyre. E dyta nga çdo njëri prej neve që ka nevojë për rezerva të respektohet afati, dhe e treta duhet me pas kujdes për kërkesat e ardhshme për shkak se gjendja e rezervës është duke shkuar nga fundi”, ka sqaruar Hamza.

Ndryshe sipas zyrtarëve të Ministrisë se Financave, nga rreth 4 milionë e 800 mijë euro sa janë ndarë si rezerva shtetërore në bazë të Ligjit Vjetor të Buxhetit për këtë vit, deri në javën e parë të muajit mars janë shpenzuar mbi 2 milionë euro. /Arbresh.info/