Policia raporton se dje njësitet e DHKO-së kanë arrestuar edhe dy të dyshuar tjerë në rastin e datës së 6 majit ku janë keqpërdorur fëmijët për pornografi.

“Lidhur me rastin me 06.05.2019 njësitet e DHKO-së kanë identifikuar dhe arrestuar edhe dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar”.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarve  i u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëv”, thuhet në raportin e Policisë.