Këngëtarja nga Drenica na përshëndet me një këngë të bukur (VIDEO)

Këngëtarja nga Drenasi, Afërdita Demaku, e cila është njëra nga këngëtarët më të dashura të estradës sonë, vazhdon të jetë aktive në tregun muzikor.

Këngëtarja Demaku nëpërmjet profilit të saj në Facebook, ka përshëndetur të gjithë fanasat e saj me këngën “Eja po të pres”.

“Me vargjet e këngës “Eja po të pres” kam kënaqësinë të ju përshëndes, kudo që të jeni e me këndo afër që ta keni. Uroj për sa më shumë mbarësi, dashuri e lumturi, për të gjithë ju fansat e mi. Dëgjim të këndshëm”, ka shkruar këngëtarja Demaku./Drenicapress.info