Gjon Bisaku është këngëtari shqiptar i cili jeton në Hamburg të Gjermanisë,i cili ka rrezikuar jetën e tij për një të moshuar, trasmeton Gazeta Metro.

Ai para në viti e ka bërë një gjest që rrallë kush do ta bënte.

“Unë para një viti e gjysë një të moshuar në Turqi ia shpëtova jetën duke rrezikuar timen. Ai ishte duke vdekur sepse vuante nga leokemia akute. Veq Zoti dhe une ishim ata që mundeshim t’ia shpëtonim jetën dhe askush në këtë botë. Me kontaktuan mjekët nga Berlini dhe më pyetën se a mundem une të bëj një vepër të tillë”, ka thënë Gjon Bisaku për Gazeta Metro.

“Unë u konsulltova me mjeket dhe më treguan edhe pasojat dhe rreziqet që mund të më kushtonin me jetë. Unë thash , mbasi mua më ka zgjedhur Zoti, atëhërë unë e qoj në vend dëshirën e zotit që ai njeri ti bashkohet familjes i shëndosh. Ja dhurova 500 ml rruza të gjakut të palcës kurrizore dhe mbas disa muajve unë mora informatat se ai ka shpëtuar dhe ka dal nga spitali”, ka thënë ndër të tjerash Bisaku.

Mbi të gjitha Bisaku ka thënë se në qershor bëhen dy vite dhe se pret me padurim që ta takoj 67 vjeqarin.

Bisaku ka treguar se në lidhje me këtë ngjarje ai po përgatit një këngë të cilën për publikun do ta sjell me video klip.

Gjon Bisaku ka disa këngë të realizuara, mirëpo sukses më të madh ka kënga “Olle”. Këtë këngë e kanë kërkuar edhe spanjollët që ta sjell në gjuhën e tyre.