Këngëtari i mirënjohur Korab Shaqiri mbështet projektin e fundit të rap-artistit Bahri Aliu – Big G (FOTO-VIDEO)

Këngëtari i mirënjohur Korab Shaqiri mbështet projektin e fundit të rap artistit Bahri Aliu – Big G, që nuk ka shumë kohë që ka lansuar këngen “I dehur” dhe kënga po i ecën mjaftë mire, ku edhe vetë artisti Big G e potencon dhe flet rreth kënges së tij dhe është mjaft i kënaqur për këngën që po korrë suksese gradualisht.

Loading...

Në një intervist për “RTK” në programin e mëngjesit, Big G, potencon se kenga eshte cilësore dhe nuk mundet te këtë hovin e një mega hiti, edhe pse ai thotë që është i kënaqur me këtë arritje, Sipas tij, sot të arrish 20000 views real është vështire ku siq  dihet Kosova nuk e ka standartin aq të mirë dhe nuk e ka aq komoditet sa për të ndëgjuar aq shumë muzik, sepse njerzit kanë hallet e tyre dhe ekonomia nuk është aq e mirë tani.

“Në Kosovë dhe Shqipëri për të pas aq shumë klikime një këngë shqiptare, siq e dinë të gjithë ka këngëtar shqiptar që kanë mbi 40 000 000 klikime në youtube gjë që është totalisht e pa pranushme dhe është gënjeshter! 40 000 000 klikime kan problem të arrin këngëtarët me famë botërore. Këto janë klikime të blera nga artistët shqiptarë, gjë që vërteton pak muajë më parë kur u lanësua kënga “Creep On Me” nga Reperi Gashi, ajo ndalohet për Kosovë! Kjo si pasojë e klikimeve të blera nga artistët shqiptarë”, ka thënë Big G.