Këngëtarët që dëshirojnë të bëhen deputet (FOTO)

Si asnjëherë më parë, në këto zgjedhje do të shohim edhe artistë në listat e kandidatëve për deputet.

Loading...

Këngëtarë janë bërë pjesë e partive për ta fituar një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 11 qershorit.

Këngëtari i njohur kosovarë, Labinot Tahiri, i cili ju bashkua AKR-së, do të kandidojë për deputet në radhët e  partisë së Behgjet Pacollit, përcjell “zeri.info”.

 

Image

Edhe artisti i mirënjohur nga Mitrovica, Ferki Shala u bashkua me Partin Fjala. Ai do të kandidoj për deputet nga kjo parti.

Image

Edhe këngëtari Naim Bunjaku-Xuxi,  u bë pjesë e partisë së Ramush Haradinajt, por, Xuxi nuk do të jetë kandidat për deputet i AAK-së.

Image

Ish konkurrenti në “The Voice Albania 6”, Shpend Hysaj, aktivist i Vetëvendosjes në Ferizaj, tashmë është pjesë e listës për deputetë nga kjo parti. /ZERI/ 

 

Image