Hoxha dhe humanisti i madh, Halil Kastrati, është një personalitet shumë i njohur dhe i vlerësuar në gjithë botën shqiptare.

Shoqata që ai e udhëheq “Jetimat e Ballkanit”, me veprimtarinë e saj për vite të tëra ka bërë që emri i tij të çmohet dhe Halili si person ta fitoj një vend të veçantë në zemrën e çdo njeriu, shkruan “Kosovarja”.

Aktiviteti i tij për të ndihmuar familjet në nevojë është shumë i madh, e dita-ditës po bëhet më gjithpërfshirës Kosovë-Maqedoni-Shqipëri e më gjerë.

Humanisti i nderuar ka ftuar besimin e njerëzve falë transparencës dhe punës së palodhshme që e bën vazhdimisht, kurrë pa ndal.

E pastërtia e punës së tij ka bërë që dikush të thur vargje për të, duke kujtuar dhe vlerësuar veprat e tij madhështore.

Një këngë që po qarkullon në YouTube përbledhë në vete momente emocioni gjatë aktiviteteve të Halilit, por edhe thurën vargje falenderuese ndaj tij.

“Ska njeri që stë lavdëron, nuk e lënë askënd pa strehë, kur po qan po na shtin në dhe. Ti buzëqeshjen ja kthen jetimin ti çdo nane ja shton gëzimin i drejtohesh me lot ne sy sot po bëheni ju me shtëpi”, janë këto disa nga vargjet e kësaj këngë e cial pasqyrohet edhe me disa fotografi gjatë bamirësive të hoxhës.

Me të dëgjuar këtë këngë do iu mbushën sytë me lot, emocione këto të natyrshme./Kosovarja/

No tags for this post.