Këndellet Arsenali

 

Dueli në mes të Arsenalit dhe Evertonit ka përfunduar me fitoren e vendasve të cilët shënuan fitore me rezultat 2-0
Arsenali 5 minuta para fundit të pjesës së parë ka shënuar golin e parë dhe të epërsisë. Realizator Olivier Giroud. Evertoni pati rast të mirë shënimi me Romulu Lukaku, por Gabriel Paulista ia mohoi golin gjigandit belg.
Në pjesën e dytë Evertoni atakonte më shumë portën e Arsenalit, por pa mundur të bëj gjë, kurse Asrenali pati rast të mirë me Ozil në minutën e 80-të.
Golin e dytë për Arsenalin e shënoi Tomas Rozicki që u inkuadrua në lojë pak minuta më parë.
Me këto tri pikë, Arsenali arrin në kuotën e 48 pikëve, dy më pak se United në vend të tretë./DrenicaPress/