Këmbëngulë Thaçi: UÇK-ja nuk kishte më shumë se 12 mijë ushtarë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se në Kosovë nuk ka pasur më shumë se 12 mijë ushtarë të UÇK-së, gjatë luftës së fundit.

Loading...

Këtë ai e tha gjatë Konferencës Rajonale Kundër Korrupsionit ku po marrin pjesë përfaqësues të shumtë të vendeve të rajonit, raporton Indeksonline.

“Nuk ka pasur më shumë se 12 mijë ushtarë të UÇK-së. Të tjerët, janë mashtrues”, ka thënë Thaçi.

Ndryshe, gjatë kësaj konference Thaçi u bëri thirrje përfaqësuesve rajonal që të identifikojnë sfidat rajonale të korrupsionit, por gjithashtu të dalin me hapa konkret për ta luftuar këtë dukuri./Indeksonline/