Keita ia mohon fitoren Juves (Video)

Ka përfunduar në paqe super derbi Italian në  Serie A, ku u ndeshën dy skuadrat pretendente për titull në stadiumin Oimpiko, Roma dhe Juventus që luajtën baras, 1:1.
Roma dhe Juventus e nisen takimin me intensitet të lartë, me shumë raste të herëpashershme nga të dy skuadrat, por golat erdhën në pjesën e dytë.
Ishte Carlos Tevez që në minutën e 66’, nga goditja e dënimit, shënoi një super gol për epërsinë e Juventusit. Për të rritur shpresën Roma barazoi me anë  të Seydou Keita, në minutën e 78’,  për 1:1. Stadiumi Olimpico u elektrizua i tëri.
Juve vazhdon të udhëheq në krye të Serie A me 58 pikë, ndërsa Roma në vendin e dytë me 49 pikë. /Drenicapress/

https://www.youtube.com/watch?v=DapJjJMAsNs

Loading...

https://www.youtube.com/watch?v=E2tRh5j8H2M