Katër të lënduar në aksidentin në Veternik të Prishtinës

Një aksident mes tri veturave dhe kamioni ka ndodhur para pak çastesh në autostradën ‘Fushë Kosovë-Vernik’, përkatësisht në hyrje të Prishtinës.

Një dëshmitar për Indeksonline ka dërguar pamje nga vendi, ku shihet aksidenti në fjalë.

Loading...

Pos dëmeve materiale nuk dihet për gjendjen e të lënduarve.
Në këto fotografi shihet edhe autoambulanca e cila ka ardhur për të ofruar ndihmë mjekësore të aksidentuarve.

Si pasojë e aksidentit, është krijuar kolonë e gjatë e veturave të cilat ka që një orë që janë bllokuar.