Një grabitje e armatosur ka ndodhur edhe në Drenas. Katër të dyshuar nën kërcënimin e armëve e kanë grabitur një person.

100 euro i janë marrë nën kërcënim të armës nga 4 persona një qytetari të Gllogocit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gradicë, ku viktima derisa po kalonte me veturën e tij është ndaluar nga 4 persona të maskuar.

Viktima ka hezituar të raportojë rastin në polici dhe këtë e ka bërë vëllai i tij./GazetaExpress/