Numri i njerëzve të  vdekur në stuhinë e fuqishme që ka goditur gadishullin grek të Halkidiki  është rritur në shtatë, ndërkohë që numri i të lënduarve shkon mbi 100.

Gjithashtu u publikuan edhe fotografitë e para të Halkidiktit të marra nga ajri,ku gjithçka duket e shkatërruar.   

Zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Pecas tha se ndihma financiare do t’u ofrohet tre komunave në Halkidiki për rindërtim.     

Karalambos Sterijadis, Drejtor i Mbrojtjes Civile në Greqinë Veriore, e përshkroi stuhinë si “një fenomen të pashembullt”.

Gjatë natës zjarrfikësit morën më shumë se 600 thirrje për ndihmë. Një dëshmitar okular i tha televizionit ERT se stuhia zgjati vetëm 20 minuta.

Telefonat dhe interneti janë ndërprerë në ishullin e popullarizuar në mesin e turistëve.