Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj ka shkruar në Twitter se “5 punonjës të Policisë së Shtetit të plagosur janë në Spitalin e Traumës, si pasojë e ethes për pushtet të një grupi të papërgjegjshëm parapolitik”.

Më herët, Lleshaj tha se dhuna e verbër po godet institucionet kushtetuese dhe Policinë e Shtetit.

“Edhe sot dhuna e verbër po godet institucionet kushtetuese dhe Policinë e Shtetit shqiptar.

Plagosja e policëve është një turp dhe shkelje e madhe e ligjit dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi”, theksoi ai.