Kapen me armë tre të mitur në Skenderaj, po gjuanin lisat në shenjë me armë

Tre të mitur janë ndaluar nga policia në fshatin Qirez të Skenderaj, dhe janë dërguar në stacion të policisë, pasi tek ata janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjysmë automatike pa fishek, dy pistoleta plastike, një gaz maskë, dy palë dylbi, një thikë dhe një brisk, një qese me fasha, një uniformë e kamufluar ushtarake si dhe trembëdhjetë gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.

Loading...

Sipas Policisë, dyshohet se të dyshuarit kishin shkuar afër një pylli dhe kanë gjuajtur shenjë në një lis./DRENICA PRESS/