Gjyakata e Krimve të Rënda ka vendosur për fatin e gjyqtarit të Fierit i cili i kërkonte favore seksuale një nëne në gjyqin e kësaj të fundit për kujdestarinë e të bijës.

Gjykata vendosi që Roland Hysi dhe psikologia Elona Meçani të qëndrojnë në burg nën akuzën e rëndë të korrupsionit dhe ushtrimit të paligjshëm të ndikimit të tyre në postet respektive.

Kujtojmë se pak ditë më parë emisioni investigativ Stop në Klan publikoi me pamje video momentet kur gjytqari i kërkonte gruas favore seksuale duke i thënë fjalë të ulëta dhe duke përdorur lëvizje banale.

Ndërkohë psikologia Meçani vepronte si sekserja e gjyqtarit të Fierit, duke marrë paratë për gjyqin në mënyrë që kujdestaria e vajzës së gruas që e denoncoi të përfundonte “ashtu si duhej”.

Një ditë më parë Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi për shkarkimin e Roland Hysit si gjyqtar, i vetmi në historinë e pluralizmit shqiptar i cili është kapur në kamera duke thënë përpara një gruaje që kërcënonte, se është “potent” në krevat./Express