Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, i është kundërpërgjigjur një reagimi qesharak që bëri gjatë ditës së sotme prezantuesja, Erëza Vela.

Vela, përmes një shkrimi në Facebook, shkroi disa rreshta të pavlera në adresë të Arbreshës.

Mirëpo, kjo e fundit nuk ia la me kaq gruas e cila ka edhe post për “mbrojtën e grave”.

“Një vajzë me emrin Erëza(ndër tjerash gazetare), paska bërë një reagim në profilin e saj, ku paska lakuar emrin tim. Përqeshja dhe ironizimi i saj me kandidaturën time, tregon sa larg jemi drejt respektit dhe përkrahjes që pikërisht gratë duhet t’ia japim njëra-tjetrës. Më vjenë keq që e shoh një reagim të tillë, nga një “grua” që duket se mision ka pikërisht gruan. Por, vazhdojë të mendojë që në mesin tonë ka gra, shumë më “maskuline” sesa vet burrat”, ka shkruar ajo.