Kamionisti kërcënohet në Drenas

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast kanosje me armë në Drenas.

Loading...

Sipas policisë një shofer kamioni teksa ishte duke e rregulluar mjetin e tij është kërcënuar me armë nga një person tjetër, shkruan Drenicapress.info

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar në Polici se ishte kërcënuar nga një i dyshuar mashkull K/Shqiptar. Viktima deklaron se derisa kishte qenë në rrugë me kamionin e tij transportues, i kishte ndodhur një prishje në kamion dhe pas tij ishte i dyshuari i lartcekur me automjetin e tij, i cili e kishte kërcënuar me një revole dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin policor./Drenicapress.info