Një pëllumb është fotografuar nga radari i shpejtësisë në Gjermani pasi u kap duke fluturuar me shpejtësi 45 kilometra në orë në një zonë ku shpejtësia maksimale e lejuar është më e vogël se kaq.

Policët gjermanë bënë shaka dhe ia shqiptuan pëllumbit një gjobë për tejkalimin e shpejtësisë maksimale të lejuar.

Pëllumbi i shpejtë u fotografua në qytetin e Bocholtit, i cili shtrihet në pjesën perëndimore të Gjermanisë, më saktësisht në rajonin Rhines Veriore.

Sipas autoriteteve lokale të këtij qyteti, pëllumbi ishte duke fluturuar me shpejtësi prej 45 kilometrash në orë në një zonë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 30 kilometra në orë.

Pëllumbi ishte fotografuar në muajin shkurt, por fotografia e tij është publikuar tash nga autoritetet lokale pasi policia zbuloi se çfarë e kishte nxitur kamerën automatike ta shkrepte pamjen.

Zëdhënësi i qytetit tha me shaka: “Se a dëshiron ta paguajë zogu i shpejtë gjobën apo jo, kjo mbetet pyetje e hapur. Ne nuk duam që të hapim hetime për këtë”.

Sidoqoftë, sipas ekspertëve, pëllumbi ka qenë duke fluturuar në shpejtësi të zakonshme për të sepse shpejtësia mesatare e fluturimit të këtij lloji të zogut është 125 kilometra në orë, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.