Kadri Veseli e Sami Lushtaku, nesër hapin zgjedhjet e brendshme të PDK-së në Skenderaj

Nesër do të bëhet hapja e zgjedhjeve të brendshme të Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, shkruan Drenica Press.

Partia Demokratike e Kosovës – dega në Skenderaj bën të ditur se me 24.10.2018 në ora 18:30 me  rastin e hapjes së zgjedhjeve të brendshme të PDK-së, në Skenderaj do të mbahet Konventa hapëse, ku fton strukturat e PDK-së të marrin pjesë në shkollën profesionale  Qendra e Kompetencës në Skenderaj.

Loading...

Në këtë takim do të jenë prezent Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, kryetari i PDK-së në Skenderaj Sami Lushtaku dhe shumë figura tjera poltike nga rajoni i Drenicës.

Ky është njoftimi i PDK-së dega në Skenderaj:

Njoftim 
Njoftohen të gjitha strukturat e degës së PDK-së në Skenderaj se më 24 tetor 2018 do të mbahet Konventa hapëse e degës së PDK-së në Skenderaj.
Ftohen të gjtha struktuar drejtuese, në të gjtha nivelet, që të marrin pjesë në ceremoninë hapëse të zgjedhjeve të brendshme të degës së PDK-së, ku do të marrin pjesë Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, Kryetari i degës së PDK-së Sami Lushtaku, si dhe drejtues të tjerë të lartë të Partisë.

Konventa hapëse mbahet të mëkurën më 24 tetor 2018, në ora 18:30, në Qendrën e Kompetencës në Skenderaj