“Ka korrupsion – ka krim” – Konjufca tregon për takimin e Brukselit ku u akuzua se foli kundër liberalizimit të vizave

Shefi i deputetëve të VV-së, Glauk Konjufca, është përgjigjur për herë të parë, rreth raportimeve se ai ka folur kundër liberalizimit të vizave, në njërin nga takimet e shefave të Grupeve Parlamentar me zyrtarë të BE-së.

Loading...

Konjufca në një intervistë për Insajderi, ka thënë se kjo gjë nuk është e vërtetë, dhe se sipas tij, takimi me zyrtarë të Bashkimit Evropian, ka qenë për deklarimet e presidentit Thaçi për shkëmbime të territoreve, e jo për liberalizim të vizave.

Konjufca për herë të parë ka treguar fjalët që i ka thënë në atë takim, ku thotë se ka thënë se në Kosovë ka krim të organizuar, korrupsion dhe se shteti është i kapur.

“Dëshmia ime është kjo. Aty kanë qenë nja 40 zyrtarë të BE-së, dhe nuk kanë ardhur për liberalizim të vizave. Fjala e parë e zonjës Bora, që ka qenë udhëheqëse e ekipit të BE-së, në fjalën e parë na ka thënë mos ma folni për liberalizim të vizave. S’kemi ardhur për liberalizim të vizave, por ata kishin ardhur për shkak të deklarimeve të presidentit Thaci për shkëmbime të territoreve. Ata na kanë pyetur për problemet që janë sot në Kosovë. Ne si shefa të Grupeve Parlamentare kemi shfaqur mendimet tona për problemet në vend. Avdullah Hoti ka thënë që problem tek ne është zhvillimi ekonomik. Unë iu thash që problemi më i madh në Kosovë është luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kam thënë që shteti është i kapur prej politikës…..”, ka thënë Konjufca.

Konjufca shton se në momentin kur ai këto i thoshte para zyrtarëve të BE-së, shefat e Grupeve Parlamentare të partive në pushtetit, filloi që t’ju vijë “zheg” dhe të “djersiten”

“Këto fjalë i thom gjithmonë edhe në Parlament. Aty kam folur sic po flas unë me ty tash. Por, në momentin kur i flisja këto, pushtetit ja nisi me ju ardhë zheg. Ja nisën me u djersitë.

Kurse, interpretimi se kjo deklaratë e tij ndaj zyrtarëve të BE-së, mund ta dëmtojë liberalizimin e vizave, Konjufca e ka quajtur ‘budallallëk me brina’. Kjo për shkak se sipas tij, zyrtarët e BE-së e dinë shumë mirë se a ka probleme Kosova me këtë sektor. Madje, thotë se për disa gjëra brenda Kosovës, ata janë më të informuar se politikanët kosovarë.

Intervistën e shefit të GP VV, Glauk Konjufca, ndiqeni facebook.com/GOInsajderi/videos/929483600578955/?__xts__[0]=68.ARDYEggaUSFYdKjn9ojH74-SlFmHggfaWqqHKMXxX9cPKMijWZrDjAXtdQvsMmiO82bwcu7FZ3D6YB8TKuFZkSiBqUAPshVNOx7-VH0yp8GZvxTTcemWMtt3sXwXZLILLUT260r3mpgTkugXa0wdkrPt2IzeiSskU_TvezrptxtI3cFeEVY-pbKMg6LC_9_w1fPUxfo4OrXLJrnDLGEZtDoUnQCh2JY6coks&__tn__=-R">KËTU: