Sa herë në tren, ndërsa na ze gjumi i thellë, na kanë zgjuar nga kontrollori që donte të kontrollonte biletën?

U ka ndodhur të gjithëve, por ja që dikush ka patur një ide ‘gjeniale’ për të evituar shqetësimin gjatë kohës që flinte.

Italiani Alessandro Pipero vendosi të shkruajë numrin e biletës në ballë për të mos e zgjuar.

Më pas postoi foton në profiling e tij në Instagram, duke shkruar: “Kështu, kontrollori nuk më zgjon”.

Në pak kohë fotoja bëri xhiro në rrjet dhe shumë vetë e kanë vlerësuar këtë gjetje duke i shkruar: Je një gjeni.”

No tags for this post.