A ka ambicie që t’ia zë vendin Kadri Veselit? Kjo është përgjigja e Memli Krasnqit

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”, ka folur për zgjedhjet e brendshme që do t’i ketë partia e tij.

Loading...

Ai ka theksuar që nuk ka ambicie që  t’ia zë vendin kryetarit aktual të PDK-së, Kadri Veselit.

“Nuk kam ambicie, jam që pesë vjet nënkryetar i PDK-së, mendoj të vazhdoj punën ku jam dhe kam obligime të shumta, dhe Kadri Veseli duhet të jetë edhe një mandat kryetar i PDK-së”, tha Krasniqi për Gazeta Blic.

Ndërkohë sa i përket mosmarrëveshje që ka pasur dega e PDK-së në Skenderaj, ai tha që deri diku janë të kuptueshme këto mosmarrëveshje. Ai shtoi, se deri tash nuk kanë pasur deklarime nga askush që do të largohen nga PDK./Gazeta Blic./