Juventus është “mbretëresha” e blerjeve “gratis”! Shikojeni formacionin e pabesueshëm

Marrëveshja me Emre Can, i cili do të vishet bardhezi në verën e ardhshme, me një kontratë 4-vjeçare me 5 milionë euro në sezon, mund të bëhet goditja e radhës me kosto zero që kanë karakterizuar Juventus në vitet e fundit nën drejtimin e Andrea Agnelli si president dhe Beppe Marotta si drejtor.

Ai nuk është rasti i parë i suksesit të “Zonjës së Vjetër” në këtë strategji. Gjithçka nisi në vitin 2011 kur u morr Andrea Barzagli nga Wolfsburg për vetëm 300 mijë euro. Më pas erdhën Pirlo, Pogba, Khedira, Llorente.

Në total janë 11 futbollistët që Juventus ka marrë gratis, një formacion i plotë.

Formacioni i blerjeve me kosto zero nga Juventus:

Neto – Dani Alves, Barzagli, Lucio – Pirlo, Khedira, Pogba, Emre Can, Coman – Toni, Llorente