Ju më bëtë të ndihem krenare, gjyshërit e mi të shtrenjtë Hamit e Sala Jashari

OPINION NGA AISHE JASHARI / Nuk mund të mbyllë në zemren time ndjenjat e mëdha të dashurisë dhe respektit që ndjej ndaj gjyshit dhe gjyshes sime. Ata dhanë shembullin e sakrifës se si duhet atdheu dhe sa duhet sakrifikuar  për Kosovën e lirë qe unë mbesa e juaj sot e gëzoj falë atdhedashurisë dhe sakrificë suaj dhe shumë dëshmorëve tjerë të UÇK-së. Jo rastësisht thonë se njerëzit e mirë vdesin herët,e ju,gjysh dhe gjyshe, ( HAMIT E SALA JASHARI) ishit njerëz të veçantë e të pazevendesueshëm, ishit gjyshërit më të mirë në botë edhe pse shumë pak vite arrita t’ju njoh, mirëpo ju mbaj mend mjaft mirë,madje me kujtohet edhe ajo përralla e gjyshes të cilën ma tregonte para se te me vinte në gjumë dhe ajo loja që e luanim bashkë me gjyshin.
Gjyshërit e mi ju lindet tre djem të cilët ne moshë të re ju bashkuan idealeve për lirinë e Kosovës, ju bashkuan një ushtrie dhe ishin krahë Komandantit Legjendar Adem Jashari ishin ata qe dhanë 15 anëtar të familjes përfshirë edhe ju qe ishit prinderit e tyre.
Dhanë shumëçka për këtë liri qe moren edhe plagë të rënda.
Njerin e merr vëllau në Suedi për ta shëruar nga plaga e rëndë që kishte marrë në këmbën e tij qe edhe sot vuan nga ajo, kurse i vëllau tjetër Musa shërohet në mesin e shokëve të tij.
I cili fillimisht u plagos në Prekaz pastaj në Likoshan e Qirez para betejes që filloj në lagjën e tij .
Po me te nisur lufta në Prekaz niset nga Suedia bashkë me të vëllain Jasharin edhe djali i dytë Sahiti, i cili nuk priti t’i shërohet plaga për t’iu bashkëngjitur luftës edhe ti ndihmoj bashkluftëtarët e vet.
Gjyshërit e mi,e di se shtëpia jonë ishte qëndresa e parë e luftes dhe e paqes, sepse ju e betë të tille. Ju ishit ata te patremburit që luftuat karshi Komandantit Legjendar dhe u bëtë krahu i djathtë i tij.
Shtëpinë e juaj e kthyet ne sofër buke dhe kazermë lufte, qendruat të fortë edhe atëherë kur plumbi pabësisht ju rrembeu jetën.
Ju kishit një ideal kishit një qëllim, lirinë e këtij vendi e ne këtë liri e gëzojmë vetëm falë jush dhe bashkëluftëtarëve  tjerë, sepse pa sakrificën e juaj sublime ndoshta sot nuk do te egzistonim ne.
Gjysh dhe gjyshe,u bënë plotë 17 vite qe po jetoj pa ju dhe me mungoni aq shumë, mirëpo krenaria qe ju kisha dhe veprat e mira e trimëria juaj më bënë të fortë e me frymezon të vazhdoj më tutje.
Mendova se koha shëron plagët,ashtu edhe siç thonë të tjerët,por jo nuk qenka e vërtetë, sepse unë çdo ditë e me shumë e ndjej mungesën e juaj, mirëpo vdekja vetem fizikisht ju ndau nga unë, sepse ju jeni dhe do te jeni gjithmonë në zemrën time.
E di se ju dëshironi të me shihni të fortë por, me falni gjysh dhe gjyshe se lotët shpeshherë më tradhtojnë, por ju premtoj qe do mundohem të jem ajo mbesa juaj e fortë te cilën ju gjithmonë e deshet.
Faleminderit gjyshërit e mi,faleminderit për mundin dhe sakrificën e juaj. Allahu ju shperbleftë.
Krenare qe ju pata dhe krenare qe jam mbesa juaj.
Gjithmone ne zemrën dhe mendjen time, Heroi dhe Tringa ime..