A ju ka marrë malli të dëgjoni këtë zë bilbili nga Drenica?

Më shumë se një Akademik është rrangu i një artisti, historiani, arkivi i gjallë i një kombi është ky Tahir Drenica.

I tillë ishte dhe mbetet në zemrat dhe kujtesat e popullit tonë emri i rapsodit të mirfilltë TAHIR DRENICA, transmeton portali Drenica Press.
Tipik Drenicak, burrë zakoni, rapsod ballëhapur e kokëlartë, njeri me tipare burrërore, morali – nderi – ftyra ishin vyrtytet e larta që i posedonte, kurse thesari që i fali Kosovës është arkivi i këngëve kreshnike, legjendare, lirike, epike, satirike, …
Gojë ëmbël në biseda dhe me zërin karakteristik që kishte shahirat e kishin për nder të jenë në shoqërimin e Tahir Drenicës.
Këngën e ka filluar që nga ditët baritore të fëmijrisë së tij, por si shahir njihet nga viti 1948.
Gjatë jetës së vet ka takuar dhe ka kënduar me këto shahira:
Cuf Kadishani prej Tërsteniku, Halim Beqa prej Gllanaselle, Murat Pajaziti nga Gllogovci , Beqir Prelezin, Halil Cërvadikun, Osman Gllarevën, Qazim Berishën, Sali Bajrami, Ferizi Krasniqi, Rizah Bllaca, Sef Mleqani, Durmish Kadishani, Demir Krasniqi, Bajrush Doda, Augustin Ukaj e tjerë.
E kemi has edhe me ansamblet dhe orkestrat popullorë : Hajdar Dushi, Ansamblin e Rugovës (Shahindere Bederjolli, Sheqrie Spahia, Nazmie Hoxha). Ky rapsod pas vete ka lënë shumë video dhe audio materiale sidhe autor i mbi 70 këngëve për dëshmorët dhe heronjtë e Kosovës.
Gati një gjysëm shekulli ka qenë shok i pandar i rapsodit Hashim Shala i cili besoj se shumë rëndë e ka përjetuar shuarjen nga jeta të shokut të pandar Tahir Drenica.