Ju bien flokët , ja çfarë duhet të bëni?

Humbja e tepërt e flokëve, pra rënia, është kryesisht rezultat i gjenetikës, përdorimit të shamponit të fortë, larjes së shpeshtë dhe ekspozimi ndaj stresit të përditshëm. Prandaj, duhet të bëni çdo gjë për të përmirësuar dhe ruajtur me sukses cilësinë e flokëve tuaj. Në vazhdim do të paraqesim disa këshilla, të cilat do të kontribuojnë në parandalimin e rënies së flokut, kuptohet nëse ju përmbaheni atyre.

Loading...

– Shamponi i butë: Cikli i jetëgjatësisë së flokut ndryshon nga dy në pesë vjet, kurse humbja fiziologjike e flokëve është rezultat i plakjes dhe rinovimit. Pra, kushtoni vëmendje kozmetikës që ju përdorni. Nëse jeni mësuar që shpesh t’i lani flokët tuaj, përdorni një shampon të butë. Konsultohuni me një dermatolog në qoftë se dëshironi të blini një produkt kundër rënies së flokëve. Ai me siguri që do t’ju tregojë se cili produkt i përshtatet flokut tënd dhe i cili e parandalon rënien e tij. Assesi pa u konsultuar me ekspertin nuk guxoni të blini produkte që shiten nëpër dyqane të ndryshme dhe të cilat “e parandalojnë” rënien e flokut. Mundësisht, një herë në javë aplikoni vaj ulliri në flokë.

– Ushqimi i duhur: Ushqimi i duhur mund të ndikojë mjaft në lehtësimin e humbjes së flokëve dhe të përmirësojë cilësinë e flokëve. Prandaj është e domosdoshme që menyja juaj të jetë e pasur me ushqime të tilla si: spinaq, fruta të thata, mëlçi, e verdha e vezës, ushqim deti, mish, peshk, bukë nga mielli i pasitur, kakao, speca, kërpudha, ullinj, karota, kajsi, domate, vaj peshku, maje tharmi, lakër dhe pemë etj, të cilat mund të veprojnë më shumë në flokët tuaj se të gjitha preparatet e ndryshme për flokë. Pra, në qoftë se nuk dëshironi që të keni rënie floku duhet patjetër t’i konsumoni ushqimet e lartcekura.

– Shpërlarja me çaj kamomili: Pas larjes, shpëlani flokët me çaj kamomili. Në një litër ujë të vluar, hidhni katër lugë me kamomil të terur dhe përzieni për 10 minuta. Kur çaji të ftohet në një temperaturë që është e këndshme për ta përdorur, atëherë shpëlani flokët tuaj. Për të njëjtin qëllim dhe në të njëjtën mënyrë përgatitet edhe çaji nga hithrat. Edhe atë duhet ta aplikoni në flokë në mënyrën e njëjtë sikurse çajin e kamomilit. Këtë mënyrë të shpëlarjes duhet ta bëni derisa mos të parandalohet rënia e flokëve.

Këto janë disa këshilla, të cilat mund t’ju hyjnë shumë në punë nëse keni probleme me rënien e flokut, por edhe në qoftë se flokët nuk ju bien është miri t’i zbatoni në mënyrë që të jeni më të sigurt që kjo gjë mos të ndodhë.