Joshua zgjedh mes Wilder dhe Furyt

Nuk ka fitues nga përballja e peshës së rëndë mes Deontay Wilder dhe Anthony Joshua, ndaj opsioni që fituesi i kësaj sfide do të duelonte ndaj Anthony Joshua ka rënë poshtë menjëherë.

Loading...

Për këtë arsye, Joshua ka dalë hapur me një mesazh në rrjetet sociale, ku shprehet se është gatshëm për të dueluar me secilin nga boksierët, në çdo moment që ata të jenë gati.

Joshua mban titujt kampionë bote në peshën e rëndë në kategoritë IBF, WBA dhe WBO, ndërsa Wilder mbrojti titullin e kategorisë WBC pas barazimit me Fury. Natyrisht që shumica e njerëzve kërkon unifikimin e titujve kampionë bote në peshën e rëndë, në një duel mes Joshua e Wilder, por pas paraqitjes së jashtëzakonshme të Fury edhe një duel mes dy britanikësh është po kaq i pëlqyer.

“Unë i mirëpres të dy në ring. Urime Fury, bëre një paraqitje të mirë. Ata deshën që të duelonin me ty, pasi menduan se ishe një boksier i mbaruar. Unë jam gati të të jap një duel të ndershëm kur të jesh gati. Ose njërin nga ju të dy”, shkruan Joshua, duke qenë më së shumti në favor të një derbi britanik në ring.