“Joshua shkoi në shtëpi dhe qau si bebe”

Dillian Whyte nuk është aspak i lumtur që Anthony Joshua mund të zgjedhë të boksojë kundër një boksieri tjetër dhe jo atij, për t’i mbrojtur titujt e kampionit të botës në kategorinë e rëndë në tri divizione, IBF, WBA, dhe WBO.

Joshua do të luftojë më 13 prill në Wembley të Londrës për t’i mbrojtur titujt e tij. Dillian Whyte është përmendur si kundërshtari i tij i mundshëm, por tani dyshohet se s’do të ketë rimeç mes tyre, transmeton Gazeta Express.

Joshua ishte në stadium muajin e kaluar në Arenën O2 të Londrës dhe e shikoi nga afër Whyten duke e nokautuar brutalisht Dereck Chisorën.

Pas këtij meçi, Joshua dhe Whyte shkëmbyen një bisedë të nxehtë në ring. Eddie Hearn, promotori i Joshuas dhe Whyte, tha se Whyte është favorit për t’u përballur me Joshuan në prill.

Joshua dhe Whyte në ring, pas fitores së këtij të fundit ndaj Chisorës në dhjetor 2018

Por, sipas deklaratave të Whyte në një intervistë së fundmi, duket se nuk do të ketë rimeç, dhe se deri tani nuk ka pasur negociatat për një të tillë.

BoxingScene.com raporton se Joshuan nuk do të luftojë me Whyte sepse ka ndryshuar mendjen dhe do të debutojë në Amerikë në maj për ta mbrojtur titullin në mënyrë vullnetare ndaj Jarrel Miller në Madison Sqaure Garden në Nju Jork.

Whyte është në dijeni të thashethemeve se Joshua mund ta anashkalojë atë duke zgjedhur të boksojë ndaj Millerit.

Joshua u fishkëllye nga turma britanike në O2 muajin e kaluar.

Kjo i kishte pëlqyer Whytet, i cili tani ka thënë se reagimi i të pranishmeve në O2 e kishte zemëruar Joshuan.

“Pata e Artë u zemërua sepse tifozët e fishkëllyen”, tha Whyte për IFL TV.

“Reagimi i tij: ‘Përse tifozët e mi më fishkëllyen? Unë jam legjendë, përse më fishkëllejnë?’ Më pas ai shkoi në shtëpi dhe qau”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/joshua-shkoi-ne-shtepi-dhe-qau-si-bebe-612934/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright