Jo vetëm për nënën, projektligji për lehonat parasheh pushim edhe për babanë

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka lansuar sot në konsultime publike Projektligjin e Punës dhe Projektligjin për Pushimin e Lehonisë dhe Prindëror.

Loading...

Sipas këtij projektligji, pushimi i lehonisë tre muajt e parë do të paguhet nga punëdhënësi me 70% të pagës bazë, gjashtë muajt në vijim nga Qeveria me 50% të pagës bazë, ndërkaq tre muaj do të jenë pa pagesë. Kurse, babai do të ketë të drejtë të gëzojë pushimin prindëror pa pagesë.

Konsultimet do të zgjasin deri me datën 25 tetor, pastaj projektligji kompletohet me sugjerime dhe dërgohet në ekzekutiv.

 

 

Sipas ministrit ky diskutim është thirrur që të bëhet praktikë të hartojnë koncept dokumente që të hartohen plane të tilla – që para se të miratohen në qeveri, të diskutohen me shoqërinë civile, grupe të interesit e po ashtu edhe para mediave.

“Ajo çka duhet të ndaj me ju është se sot, në një vend pune ka shumë punëtorë që u cenohet e drejta të realizojnë punën e tyre si duhet, shumë raste lehonat mbesin edhe pa punë, të gjitha këto kanë qenë arsye qe viti 2018 të jetë vit i reformave”, tha Reçica.

Ai nuk la pa përmendur edhe kontratat me afat të caktuar, ku tha se sipas projektligjit për marrëdhënien e punës, parasheh që për 3 vjet vetëm dy herë mund të vazhdohet kontrata e punës me afat të caktuar.

Sipas Reçicës gjatë këtij viti janë duke trajtuar edhe reforma për personat me aftësi të kufizuara. Për këto projektligje ai tha se kanë marrë përvoja edhe nga vendet e zhvilluara që këto çështje të rregullohen.

“Ligji për marrëdhënien e punës me direktiva të BE-së synon të avancojë kushtet e punës”, shtoi Reçica tutje.

Ai nuk la pa përmendur edhe kontratat, ku tha se sipas projektligjit për marrëdhëniet e punës, parasheh që për 3 vjet vetëm dy herë mund të vazhdohet kontrata e punës.