Ajaksi eliminon Juventusin. Holandezët fituan 2-1 në Torino duke dërguar në shtëpi ‘Zonjën e Vjetër’  me rezultatin e përgjithshëm 3-2.

Bardhezinjtë kaluan të parët në avantazh me Ronaldon, por portugezi nuk mjaftoi deri në fund, pasi miqtë shënuan dy herë me Donny van de Beek dhe Matthijs de Ligt duke nxjerrë jashtë italianët brenda në shtëpi.

Djemtë e rinj të Ajaksit nuk janë më një surprizë, pasi deri tani kanë eliminuar dy ekipe të mëdha si Realin e Madridit dhe tashmë Juventusin.

Ndërkohë që gjysmëfinalistja tjetër është Barcelona, që mundi Manchester United 3-0, me dy gola të Messit dhe një nga Cutinjo. Nesër do të përcaktohen dy ekipet e tjera gjysmëfinaliste.