Drenicasit vazhdojnë të jetojnë në kushte të vështira në mes të papunësisë, varfërisë dhe migrimit dy dekada pas luftës që la pasoja të mëdha në këtë rajon.

“Ju në Drenicë e keni asfaltin n’derë të shpisë” – janë reagimet e shpeshta që merr nga njerëz sapo iu tregon vendlindjen. Në anën tjetër, harrohet fakti  që rajoni i Drenicës vetëm 50 kilometra nga kryeqendra e Kosovës, është nga rajonet më të dëmtuara nga lufta dy dekada më parë, luftë kjo që ka lënë dëme edhe në infrastrukturë përveç humbjeve të mëdha njerzore. Në Skenderaj dhe Drenas si dy qendrat e Drenicës sipas regjistrimit të popullsisë  në vitin 2011, llogaritet jetojnë pak rreth 110,000.00 banorë.

Kryefjala e barcoletave qëndron te ‘asfalti’. E që gjithë kjo ka rrjedhur me faktin që Partia Demokratike e Kosovës, PDK, parti kjo që ka gjenezën nga ky rajon, ka udhëhequr Kosovën më së shumti në bashkëqeverisje të ndryshme prej vitit 2007. Që atëherë, asfaltimi i rrugëve e ndërtimi i autostradave kanë qenë fokusi i çdo qeverie dhe ndër investimet më të mëdha kapitale në Kosovë që kalon shifrën e 2 miliarë eurove.

Prej 2 mijë e 70 km rrugë sa ka tërë Kosova, vetëm 90 km apo 4.6 % rrugë kanë mbetur pa u asfaltuar sipastë dhënave të Agjencisë së e Statistikave të Kosovës(ASK). 

Por, edhepse qeveritë e institucionet qëndrore janë udhëhequr nga njerëz që vijnë nga Skenderaj e Drenasi që janë në zemër të Drenicës, mungesa e infrastrukturës elementare për jetë vazhdojnë ta përcjellin këtë zonë. Madje, jo të gjitha rrugët janë asfaltuar, siç rëndom ekziston miti.

Photo: Xheneta Murtezaj.

Faik Caraku nga fshati Dobroshevc i Drenasit tregon vështirësitë për të qarkulluar në një rrugë plot baltë.  “Rrugët për gjatë lagjes sonë janë gjithë kohën me baltë për shkak se janë pa të asfaltume edhe vështirë pe kemi me qarkullu edhe me vetura. Kur të bien shi mbushen puseta me ujë edhe sidomos gjatë dimrit e kemi problem së nuk ki as qysh me kalu rrugën”, tregon Caraku.

Lexojeni lajmin e plote: https://kallxo.com/gjate/reportazh/jeta-ne-drenice-nuk-eshte-sikur-ne-barcoleta/