Komisioni Qendror i Zgjedhjeve edhe zyrtarisht ka mbetur pa një anëtar të njërës prej partive më të mëdha të vendit, shkruan Gazeta Blic.

, ish- anëtar nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka dhënë dorëheqje nga . E gjithë kjo sipas Dushit, është bërë pasi ai është zgjedhur anëtar në Kryesinë Qendrore të -së.

Përveç kësaj, thotë Dushi për Gazetën Blic, edhe kandidimi i tij për deputet nga LDK, ka qenë edhe njëra prej arsyeve se përse ai është larguar nga ky komision.

Dushi ka shtuar se LDK menjëherë do t’ia përcjellë presidentit, Hashim Thaçi edhe kërkesën për zëvendësimin e tij nga LDK.

“Jam zgjedhur anëtar i Kryesisë Qendrore të LDK-së dhe synoj me qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputet të LDK-së. LDK pritet që menjëherë këto ditë t’ia përcjellë presidentit kërkesën për zëvendësim me emrin e të nominuarit të saj”, tha Dushi për Gazetën Blic.

Florian Dushi më 23 gusht të këtij viti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së është zgjedhur si anëtar i Kryesisë.

Ai është zgjedhur edhe kryetar i degës së dytë të LDK-së në Prishtinë në zgjedhjet e brendshme të kësaj partie./Gazeta Blic