Jep dorëheqje Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel u tha krerëve të Bashkimit të saj të krishterë demokratik (CDU) se nuk do të kandidojë për kryetar të kësaj partie në një konferencë zgjedhore në fillim të dhjetorit, raporton Reuters, duke cituar një burim nga CDU.

Loading...

Agjencia kujton se Merkel është në krye të CDU-së që nga viti 2000 dhe vlerëson se dorëheqja e saj nga kreu i partisë do të fillojë garën për pasardhësin dhe pozitën e kancelarit gjerman.

Bloomberg raporton se euro ra në tregun e aksioneve menjëherë pas njoftimit të lajmit në Berlin.

Pas Bavarisë, zgjedhësit kanë dënuar CDU dhe partnerët e tyre të koalicionit edhe në zgjedhjet e djeshme në Hessen.