Rijad Morina, Izet Gashi dhe Argjend Qela fitues të garës “Java e Shkencës” e organizuar nga Don Bosko

Në garën “Java e Shkencës” e organizuar për shkollat e mesme të Kosovës nga Don Bosko, ku kanë marr pjesë të gjithë nxënësit e shkollave të mesme të Kosovës dhe janë prezantuar 30 punime, nxënësit e SHMP “Fehmi Lladrovci”, Rijad Morina, Izet Gashi dhe Argjend Qela, kanë fituar çmimin e parë ne këtë garë.

Nxënësit Rijad Morina, Izet Gashi dhe Argjend Qela të cilët kanë marr vendin e parë, janë përgatitur nga profesorët e SHMP “Fehmi Lladrovci”, Fatos Veliu, Visar Krelani, Naser Shala dhe Valon Berisha.

Komuna e Drenasit i uron suksese të vazhdueshme nxënësve fitues të kësaj gare nga Shkolla e Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci”.

Image may contain: 5 people, people standing and outdoor

Image may contain: 4 people, people sitting and indoor