Jashari shpërndarjen e druve e shfrytëzon edhe për ta sulmuar opozitën (FOTO)

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, nëpërmjet një njoftimi në profilin e tij në Facebook, ka sulmuar opozitën për kritikat që i janë bërë për cilësinë dhe sasinë e druve që u janë shpërndarë 40 familjeve skamnore, shkruan Drenicapress.info

Sipas të parit të Skenderajt, janë shpërndar dru për ngrohje në 40 familje që jetojnë në kushte të vështira financiare.

“Më shumë sesa disa individë që mund të numërohen në gishta, të cilët, përveç zhurmës së panevojshme në publik, duke u munduar, siç thotë populli “të nxjerrin dhjam prej pleshti”, nuk njihen për asgjë tjetër, jam i lumtur që sado pak kemi mundur t’u dalim në ndihmë familjeve-raste sociale, me dru për t’i kaluar ditët e mbetura të dimrit.”

“As më pak e as më shumë se 120 metra kub dru, të cilat janë shpërndarë për dyzet familje, ku secila prej tyre ka përfituar nga 3 m3.Kjo është bërë e mundur fal vullnetit të mirë të njerëzve të mirë si puna e Shpetim Arifit, Avdullah Lushtakut dhe Bedri Zejnullahut, gjë që i falënderoj në emër të Komunës sonë dhe atyre familjeve përfituese.”

Pra, ata individë zhurmaxhinjë në vend që t’i gëzohen lajmit për këtë ndihmë, zgjedhin zhurmën dhe pleshtat”, ka shkruar Jashari.

Fotografia e Bekim Hamëz Jashari

Fotografia e Bekim Hamëz Jashari

Fotografia e Bekim Hamëz Jashari

Fotografia e Bekim Hamëz Jashari

Nuk ka vonuar edhe reagimi i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj.

Në një postim në Facebokk, Hysni Mehani, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në  Skenderaj, ka thënë se ka një dallim të madh në shpërndarjen e druve që është bërë të në dy vikendet e fundit.

Ai tekstin e tij në Facebook e ka shoqëruar me dy fotografi, për të bërë dallimin në cilësi dhe sasi në të dyja rastte ku janë ndarë dru për skamnorët.

Për më tepër lexojeni të plotë postimin në Facebook të Hysni Mehanit, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje – Dega Skenderaj:

Në foton numër 1 janë drunjtë që komuna i kishte shpërndarë e postuar para një jave, ndërsa në foton numër 2 janë drunjtë që komuna i ka shpërndarë e postuar sot. Në të dyja rastet pretendohet se secila foto përmban 3 metra drunj. Siç thotë populli – “Një foto sa njëmijë fjalë.” – në këtë rast janë dy foto.

Në foton e parë; as plesht s’mund të nxjerrësh prej tyre, në foton e dytë; plumbi nuk i shpon.

Pluralizmi politik mundëson që të ketë pozitë e opozitë. Pozita qeverisë, ndërsa opozita kritikon aty ku nuk punohet siç duhet, dhe, jep alternativat e saja karshi pushtetit. Kaq i thjeshtë është si definicion por, nëse pas reagimit të opozitës zhurmaxhike gjendja shndërrohet nga foto 1 në foto 2, opozita është duke e kryer punën në mënyrë perfekte, sado gishta t’i jenë thyer e blerë.

Fotografia e Hysni Mehani

Fotografia e Hysni Mehani