Januzaj në Bundesliga, ja me çfarë “matematike”

Adnan Januzaj mund ti bashkohet disa kosovarëve të tjerë në Bundesliga. Orëve të fundit është duke u folur në mediat gjermane se selektori i Belgjikës, Mark Wilmots do të jetë trajner i ri i Schalkes.

Bashkë me të përmenden edhe disa transfere te skuadra e njohur gjermane. Wilmots thuhet se ka patur bisedime me Schalken ku ka kërkuar transferimin e tre lojtarëve belg te kjo skuadër.

Januzaj është një nga kërkesat e selektorit belg. Edhepse ai po e nënçmon kosovarin duke e ftuar dhe aktivizuar shumë rrallë në kombëtare, Wilmots duket se ka simpati për futbollistin nga Istogu.