Emri i ish-kandidatit për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj u përmend nga mediat si potencial për të zëvendësuar ministrin Besim Beqaj i cili sot pas vendimit të kreut të PDK-së, Kadri Veselit pritet të lirohet nga pozita.

Totaj thotë se është i gatshëm ta pranojë këtë pozitë nëse i kërkohet nga kreu i partisë.

Kadri Veseli vendosi që të shkarkojë nga të gjitha pozitat të gjithë ata anëtarë të PDK-së që kanë aktakuza. Njëri nga ta është edhe ministri i Inovacionit Besim Beqaj.

Megjithëse, Beqaj deri më tani ka qenë i paçasshëm, për ta zëvendësuar atë po përmendet emri i ish-kandidatit për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj.

Në një prononcim për Express, Totaj ka thënë se ka dëgjuar për vendimin e Veselit nga mediat.

“Unë kam marrë vesh nga mediat se kryetari Veseli do t’i shkarkojë nga pozita të gjithë ata që kanë aktakzua”, deklaroi ai, duke mos pranuar apo mohuar se është diskutuar për një ofertë të tillë.

“Jam i gatshëm që të pranoj këtë nëse më kërkohet nga kreu i partisë”, deklaroi Totaj shkurtimisht.