Jam i gatshëm të bëhem ministër

Ish kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj deklaroi se është i gatshëm të marrë detyrë në Qeverinë e Kosovës.

Loading...

I pyetur nëse është kontaktuar së fundi nga kryetari i partisë, Kadri Veseli, Totaj tha se ka qenë në pushim dhe nuk kanë diskutuar, mirëpo nuk e përjashtoi mundësinë e emërimit si ministër, në njërën nga ministritë që priten të lirohen nga radhët e PDK-së.

“Unë jam i gatshëm, por nuk mund të them asgjë konkretisht për shkak se zhvillimet janë shumë dinamike dhe është shumë vështirë me parashiku diçka, përndryshe unë jam i gatshëm”, tha Totaj prej Kallxo.com.

Kohë më parë ishte përmendur në media se Shaqir Totaj do e zëvendësoj Besim Beqajn në Ministrinë e Inovacionit.

“Kjo çështje është përmendur moti, por prej atëherë nuk ka diçka konkrete. Unë deri dje kam qenë në pushime, e s’kam diskutu për këtë”, tha Totaj.

Totaj: Jam i gatshëm të bëhem ministër