Jahjaga së shpejti “single”

Për ish – Presidenten Jahjaga shumë shpesh është thënë se statusi i saj martesor është “its complicated”, nëse përdorim gjuhën e rrjeteve sociale. Por, siç mëson Gazeta Express, ish –shefja e shtetit shumë shpejt do të jetë “single”, pasi ajo po shkon drejt divorcit me bashkëshortin e saj. Gazeta Express ka kontaktuar me Astrit Kuçin për të mësuar më shumë, por ai është përgjigjur shkurt duke thënë se është i zënë me pacientë, ndërkohë që as vet ish- shefja e shtetit nuk ka pasur disponim të flas për këtë.

Loading...

Nuk është hera e parë që flitet për jetën e tyre private. Atifete Jahjaga dhe Astrit Kuçi ishin bërë lajm menjëherë pasi Jahjaga ishte votuar në postin më të lartë të shtetit në vitin 2011, pas një marrëveshjeje ndërmjet partive politike të ndërmjetësuar nga diplomati amerikan Christopher Dell.  Por, për gruan që po instalohej në zyrën kryesore të shtetit nga radhët e Policisë së Kosovës, pak kush dinte. Figurë e panjohur ishte edhe partneri i saj Astrit Kuqi.

Çifti kishte marrë vëmendjen e mediave kur Kuqi në rolin e “zotëriut të parë” kishte filluar të gëzonte priviliegjet shtetërore, me gjasë pa qenë të kurorëzuar. Stafi i presidencës së Kosovës atëbotë kishte tentuar ta mbante fshehtë këtë temë duke mos dhënë informata nëse Presidentja ishte e martuar me Kuqin.

Sido që të jetë vëmendja e mediave ndaj ish presidentes së Kosovës, Atifete Jahjagës, është kthyer përsëri.

Tema është ndarja e saj nga bashkëshorti.

Ashtu sic është raportuar ditëve të fundit edhe Gazeta Express merr vesh se bashkëshorti i Jahjagës, dentist me profesion, Astrit Kuçi, ka nisur procedurat e divorcit, pas një krize në raportet e tyre. Por, deri më tani asnjëri prej tyre nuk ka dashur të flas për këtë çështje.

Sipas mediave ish – Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila për një kohë të gjatë ishte partnere dhe në martesë me Kuçin, po ndahen.

Express kishte biseduar me Jahjagën por ajo ka thënë se është marre me u marrë me këto gjëra, duke mos dashur të flasë rreth raporteve të tyre. As Astrit Kuçi nuk ka pranuar të flasë shumë.  Gjatë ditës së sotme ai tha se është i zënë me pacientë kur Gazeta e ka pyetur për ndarjen.

“Jam i zënë me pacientë”, tha Kuçi shkurt, për Express.

Atifete Jahjaga ishte presidentja e parë femër në Republikën e Kosovës. Ajo mbajti këtë post prej vitit 2011 deri më 2016.

Më herët kishte shërbyer Policinë e Kosovës si zëvendëskomandante. Në biografinë e publikuar në FB, Jahjaga shkruan se flet gjuhën angleze dhe serbe, është e martuan me Astrit Kuçin dhe jetojnë në Prishtinë.