Jahjaga nderon veprën e komandantit legjendar Adem Jashari

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga bëri sot homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, në ditën e parë të manifestimit shtetëror “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Në një deklaratë bërë me këtë rast, Presidentja Jahjaga tha: “Kemi ardhur sot këtu, në këtë ditë të veçantë, për të nderuar figurën dhe emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, komandantin legjendar Adem Jashari, për të përkujtuar sakrificën individuale dhe kolektive të të gjithë atyre që ranë për ne, që ne sot të jemi vend i lirë, një vend i pavarur, një vend sovran dhe një vend i cili ka një të ardhme të sigurt drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike dhe në miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.