Ja sa para u mblodhën deri tani për policin e vrarë, Izet Demaj

Mbi 26 mijë euro janë mbledhur për familjen e policit të vrarë, Izet Demaj, raporton Gazeta Blic.

E gjithë kjo shumë parash, është mbledhur  në rrjetin social “Facebook” me emrin “Fondi për policin e vrare- Heroi me i ri i Kosovës Izet Demaj”.

Deri më tani janë grumbulluar 26 mijë e 104 euro.

Paratë e mbledhura me këtë rast në fund do t’i dorëzohen familjes së policit që u vra më 27 dhjetor të vitit të kaluar.

Polici 42-vjeçar ka mbetur i vrarë, pas një shkëmbimi me armë me grabitësin, Kamer Metaj, i cili gjithashtu ka mbetur i vrarë në vend.

Polici i ndjerë ka lënë pas vetes la gruan dhe dy vajza.