Shqipëria luan më 22 mars sfidën e parë për Eliminatoret e Kampionatit Evropian të vitit 2020, që është ajo përballë Turqisë.

Ndërkaq FSHF ka publikuar çmimet e biletave për sfidën që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

FSHF ka publikuar sot çmimet e biletave, që nuk kanë diferenca të mëdha nga eliminatoret e viteve të shkuara.

10 mijë lekë (të vjetra) është bileta më e lirë për Shqipëri-Turqi, në tribunat C2, C3, C4, që njihen edhe si tribunat mbrapa porte, ndërsa në tribunat C1 dhe C5 biletat kushtojnë 15 mijë lekë.

Në tribunën anësore çmimet fillojnë nga 20 mijë lekë në D1 dhe D4, deri në 30 mijë lekë në D2 dhe D3.

Biletat në sektorët A dhe B të stadiumit do të shiten nga 80 mijë lekë, ndërsa bileta në tribunën VIP kushton 180 mijë lekë.

Kujtojmë që kombëtarja e drejtuar nga Panucci ndodhet në grupin H, ku do të rivalizojë Turqinë, Francën, Islandën, Moldavinë dhe Andorrën.