Ja sa banorë të Skenderajt ju bashkuan luftërave në Siri e Irak

Radio Evropa e Lirë, ka prezantuar një grafikon, ku tregon numrin e pjesëmarrësve në luftërat e huaja nga Komunat e Kosovës.

Sipas këtyre të dhënave, nga viti 2012 deri në 2017 nga Komuna e Skenderajt, në Siri ose Irak kanë shkuar për luftë 9 persona.

Prishtina ka numrin më të madh të pjesëmarrësve në këto luftëra me 61 luftëtar, e pasuar nga Gjilani me 36 dhe Prizreni me 31 sosh.

Komuna nga e cila më së paku banorë janë bashkuar luftërave të huaja është Rahoveci me vetëm 1 pjesmarrës. /Rel