Ja rreziku që vjen prej artereive të bllokuara, ishemia cerebrale, shqetësimi më i madh pas të 40-ave

Trashja e enëve të gjakut,grumbullimi i yndyrës në arterie, qarkullimi i dobët i gjakut, mosfurnizimi i organeve mjaftueshem me gjak të pasur me oksigjen etj janë faktorët që çojnë në krijimin e problemeve të ndryshme. Nëse qelizat e trupit nuk furnizohen me gjak këto të fundit fillojnë të vdesin dhe organizmi fillon të humbasë shumë aftësi.

Truri duket të jetë organi që preket më shumë nga qarkullimi i dobët i gjakut falë enëve të zëna. Ishemia cerebrale, apo goditja në tru mund të ndodhë pa dhënë asnjë shenjë, por që mund të parashikohet nëse keni probleme kardiovaskulare apo me tensionin.

Çdo vit,pothuajse 800,000 njerëz pësojnë goditje në tru dhe ky është shkaku i pestë i vdekjeve mbarë botën.Mënyra e vetme e parandalimit lidhet me ndryshimet në stilin e të jetuarit dhe regjimin ushqimor.Të qëndruarit aktiv dhe të ushqyerit shëndetshëm luajnë një rol kyç në mirëqenien e përgjithshme.
Më poshtë Living do të rendisë disa shenja që mund t’i ndodhin një personi që ka pësuar një goditje në tru. .
1.Humbet ekuilibrin dhe nuk bën as lëvizjet më të thjeshta si prekja e hundës apo ngritja e dorës.
2.Humbet shikimin nga një sy ose ankohet se sheh turbullt.
3. Shformimi i fytyrës është një tjetër shenjë. Mungesa e simetrisë do të thotë që truri i atij personit është prekur.
4.Aftësia për të folur.
Nëse dikush ka vështirësi në të folur kjo mund të vijë si pasojë e mosfurnizimit me oksigjen apo me gjak.